Kane filluar ndeshkimet per qytetaret gjirokastrite qe qarkullojne me kembe ne rruget e Gjirokastres ne oret e moratoriumit qe ndalon levizjen e tyre ne periudhat e percaktuara me urdherin e qeverise shqiptare.

Jugulajm.net cituar burimeve zyrtare, ben te ditur se prej oreve te para te dites se sotme e deri ne dreke, jane ndeshkuar me gjoba prej 10 mije lekesh te rinj, tre qytetare te cilet kishin thyer moratoriumin. Personat e ndeshkuar jane A.L. 30 vjec, M.S. 18 vjec dhe R.N. 50 vjecar te tre nga qyteti i Gjirokastres. Te tre keta persona jane gjobitur nderkohe qe pese persona te tjere i’u eshte hequr leja e drejtimit per automjetet.

Ne fokusin e ndeshkimeve kane rene edhe dy adoleshente te cilet qarkullonin me bicikleta ne shetitoren e lagjes “18 Shtatori”. Pasi jane shoqeruar ne Policine e Gjirokastres, dy djemte jane lene te lire nderkohe qe u jane sekustruar bicikletat. Burimet policore konfirmojne se zbatueshmeria e moratoriumit do te jete pa kompromis per gjithkend qe do te rezultoje shkeles ne oraret e percaktuara si te ndaluara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu