Emigracioni në Qarkun e Gjirokastrës po njeh rritme të larta prej 2013. Me qindra familje sot përjetojnë mungesën e pjestarëve me moshë të re.

Një prej bashkive më të prekura nga fenomeni i emigrimit është dhe Këlcyra.

Në familjen e Kujtim Dostit, jeton ky i fundit i vetmuar. Gruaja dhe tre djemtë i kanë ikur në emigrim për të siguruar të ardhurat. Ndërsa Kujtimi i vetëm mban “gjallë” banesën për të mos u rrënuar nga erozioni.

Drejtuesi Politik i Qarkut të Gjirokastrës Prof.Dr.Tritan Shehu, është njohur me peripecitë e Kujtimit i cili rrëfen se ka ngelur i shkretë në shtëpi pasi njerëzit e tij të dashur janë detyruar të largohen në emigracion. Diskriminimi i pushtetit, largoi nga Këlcyra edhe djalin e vogël pasi kryebashkiaku monist nuk dëshironte ta punësonte për shkak të pikpamjeve politike.

Zoti Shehu ka premtuar se një prej arsyeve për të votuar kundër këtij pushteti më 25 prill është dhe ndalja e largmeve masive sidomos të rinisë dhe për këtë kryeministri i ardhshëm Basha ka një program të qartë për punësimin e të rinjve dhe nxitjen e rikthimeve të kësaj force vitale në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu