Pas nje nderprerje prej me teper se dy vitesh, artdashesit gjirokastrit jane rikthyer ne teater, duke shijuar dhe duartrokitur interpretimin e aktoreve te trupes se qytetit me komedine “Vdekja aksidentale e nje revolucionari” e cila erdhi nen regjine e italianit Enzo Toma me autor Dario Fo.

Aktoret e trupes profesionste te teatrit “Zihni Sako” mes emocionesh kane pohuar se kjo premiere erdhi pas nje pune te lodhshme por u finalizua me sukses, ku kenaqesia me e madhe ishte rikthimi publikut ne salle.

Per regjisorin e kesaj vepre bashkepunimi ka qene i frytshem pavaresisht veshtiresive ku me kryesorja ishte komunikimi ne dy gjuhe te ndryshme.

Vendosja ne skene e kesaj premiere u shoqerua me ekspoziten fotorafike si dhe ate te  rekuizites krijuar nder vite te cilat u prezantuan per artdashesit gjirokastrite, kjo edhe ne kuader te perfundimit te punimeve restauruese te ketij teatri.

Duhet theksuar se nje rol te rendesishem ne kete investim ka edhe Ambasada Italiane, ku perfaqesues se saj ishin te pranishem ne salle.

Kjo shfaqe erdhi nen interpretimin e aktoreve Aleksander Kondi, Rrapo Kapurani, Kudret Alikaj, Vasil Çuklla, Klement Konomi, Liliana Ristani dhe Viktor Çaro.