Vaksinimi tek moshat e treta ne Gjirokaster ka vijuar sot me moshat mbi 80 vjeç.

Mjeket e familjes kane lajmeruar 60 te moshuar mbi 80 vjeç te cilet jane grupi i pare i riskut qe vaksinohen ne baze te nje protokolli te hartuar nga Ministria e Shendetesise.

Interesi ka qene i larte tek kjo moshe te cilet ndonese te pakte ne numer, kane ardhur te shoqeruar nga femijet e tyre per t’u vaksinuar.

Mjeku infektolog ne NJVKSH Gjirokaster Arenc Brahimi, thekson se sot kane mberritur ne Gjirokaster 63 vaksina Pfizer te cilat do te injektohen tek kjo grupmoshe nderkohe qe procesi do te vijoje gjate diteve ne vijim edhe per moshat e tjera poshte 80 vjec, duke garantuar ne kete menyre vaksinimin e ketij grupi te rrezikuar nga Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu