Ne ceremonine e sotme te organizuar ne varrezat e ushtareve greke ne fshatin Bularat me rastin e 79 vjetorit te JO-së greke, ka pasur nje moment te sikletshem per te gjithe te pranishmit.

Nje vajze e re me kostumin kombetar popullor te zones se Dropullit e cila ishte pjese e ceremonise qe mbante flamurin shqiptar ne duar, ka humbur ndjenjat dhe ka rene ne toke sapo ka mbaruar fjalimin pershendetes prefekti i Qarkut te Gjirokastres Odise Kote. Ky moment eshte fiksuar nga kamera e Jugulajm.net ku tregon gatishmerine qe kane shfaqur zv ministri i jashtem grek Kostis Vlasis si dhe ish deputeti i LSI per Qarkun e Gjirokastres Vangjel Tavo me profesion mjek.

Keta te dy i jane afruar te resë duke e permendur pas disa minutave. Ky ishte nje moment i sikletshem per vajzen e re shendeti i te ciles u normalizua dhe nuk pati komplikacione te metejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu