Ish deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Prof.Dr Tritan Shehu ka uruar banoret e rajonit jugor me rastin e Vitit te Ri 2020. Ne mesazhin e percjelle permes videos, zoti Shehu ka shprehur urimet me te sinqerta.

Urimet me te mira per te gjithe juve, kudo ku jeni ne kete prag fund viti, per ate qe na vjen neser. Ky Vit, qe sot po leme mbas-shprehet nder te tjera zoti Shehu-nuk ishte nder me te miret per shumicen dermuese te shqiptareve, as per Gjirokastren, Dropullin, Libohoven, Tepelenen, Memaliajn, Kelcyren a Permetin.
Ne te gjitha planet kjo, ekonomike, sociale, te demokracise, te aspirates sone europiane, etj etj per tu “njollosur” dhe nga disa “fantazma” te eksperimenteve te kaluara tragjike, qe pesuan shqiptaret e ky Rajon-shprehet Prof.Dr Tritan Shehu.
Uroj qe Viti i Ri te sjelle shendet per ju, te jete ai i ktheses e i permiresimeve te medha duke filluar nga mireqenia e cdo familje, i rivendosjes se aspiratave tona duke qendruar, rezistuar e ndryshuar ketu e jo duke marre rruget “nga syte kembet” perseri.
Gezuar te gjitheve-ka perfunduar videourimin ish deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Prof.Dr. Tritan Shehu. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu