Ndryshe nga herët e tjera ceremonia e mikpritjes dhe startimit të vitit të ri akademik në Univeristetin e Gjirokastrës, është zhvilluar në ambjentet e auditorit.

Numri i pakte i aplikanteve ka privuar organizimin e nje ceremonia ne ambjentet e jashtme te tij ku sipas perllogaritjeeve dhe burimeve zyrtare nga ky universitet, jane gjithsej 265 studentë te rinj dhe 240 zgjodhën programet e studimit profesionale 2 vjecare Master.

Ky vit nis me tre degë më pak Matematikë-Fizikë, Gjuhë Italiane si dhe Fizikë-Teknologji Informacioni pasi në to nuk u regjistrua as një student. Për rektorin Bektash Mema cdo vit i ri akademik ka specifikat e veta. Në të dyja ciklet e studimit sipas tij janë regjistruar 505 studentë dicka më lartë se një vit më parë por ka edhe një fazë regjistrimi në të cilën shpreson ne shtimin e numrit.

Sipas Memes vijojne të jenë të preferuara programet e nivelit të parë 2 vjecar tek të cilat shihet më tepër mundësi punësimi. Rektori Mema preferoi edhe të bëjë një analizë përsa i përket rajonit të jugut i cili është i përfshire gjerësisht nga emigrimi, madje edhe lindjet kanë rënë ndjeshëm dhe ky fakt përkthehet sipas rektorit Mema, me pak nxënës në arsimin parauniveristar, e si shkak edhe më pak nxënës në Univeristet.

Vendosja e mesatares 7.5  është edhe një nga shkaktarët që ka sjellë një numër të ulët të regjistrimeve në degët e Mësuesisë, ku sipas të dhënave nga ky univeristet edhe në degët si Histori-Gjeografi, Gjuhë dhe Letërsi që dikur kanë pasur rreth 60 studentë sot rezultojnë pak studentë 2-5 të regjistruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu