Pësojnë ulje cmimet e biletave hyrëse për në kështjellën e Gjirokastrës dhe qytetin antik të Antigonesë. Ka qenë një ndërhyrje e ndërmarrë nga ana e Ministrisë së Kulturës para tre ditëve cka certifikon uljen e tarifës hyrëse për në kalanë e Gjirokastrës e cila ka në brendësi të saj asete që ngjallin interes për turistët vendas apo të huaj. Të tilla janë ish burgu i “7 penxhereve”, Muzeu i Armëve të Luftës, apo dhe bukuritë natyrore dhe arkitektonike që mbart objekti më i vizituar nga turistët.

Për kreun e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër Vasil Polo, masa e uljes së biletave hyresë varjon nga 30-50% cka krijon impakt vlerësues për ata vizitorë që do të rikthehen në Gjirokastër pas pandemisë botërore. Interesi për të vizituar këto ditë ka qenë i paktë pasi janë paraqitur disa turistë të huaj ndërkohë që shpresohet për një rigjenerim të mëtejshëm.

Në fokusin e turistëve kryesisht të huaj në Gjirokastër, janë kalaja e Gjirokastrës, banesa e ish diktatorit Enver Hoxha dhe qyteti Antik i Antigonesë që shtrihet në zonën lindore të luginës së Drinos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu