Vëllai i Ylli Merës, trupi i të cilit u gjet i pajetë në një zonë malorë në Greqi, ka folur për mediat greke në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ai ka thënë se ende nuk kanë informacion të saktë apo zyrtar, por vetëm çfarë kanë dëgjuar nga mediat.

“Vëllain e gjetën të vdekur në mal, kishte shkuar atje me një grek, ndoshta për të prerë dru, ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por kemi dëgjuar që i është prerë këmba, aty kanë gjetur edhe sharrën elektrike. Kanë punuar bashkë me njeriun që ka shkuar në mal, por nuk di gjë më shumë, në Greqi jam vetëm unë, më vjen shumë keq për këtë ngjarje tragjike që ka ndodhur në familjen tonë, presim të mësojmë më shumë. Nga policia që po vijon hetimet.” – tha ai.

I gjithë fshati në të cilin jetonte 51-vjeçari është tronditur nga ngjarja tragjike.

“Nuk kishte burrë më të mirë. Ai jetonte prej vitesh këtu dhe nuk kishte dhënë as të drejtën më të vogël askund. Dëgjuam që Kosta (siç e quanin në Greqi) kishte shkuar në mal dhe se kishte humbur jetën, kishte shkuar. disa herë për punë, për të prerë dru. Dy burrat kishin shkuar shumë herë bashkë. Policia e gjeti në mal. Me njeriun me të cilin kishin shkuar të martën, shkonin shpesh bashkë, pothuajse çdo ditë e çonte në punë”, tregon për protothema.gr, Giorgos Tsakalidis, banor i fshatit që i njihte të dy burrat prej shumë vitesh.

Gjithashtu, siç konstatohet nga hetimet policore, 59-vjeçari ka marrë me vete celularin e viktimës dhe e ka hedhur në asfalt gjatë rrugëtimit.