Ka rezultuar alarm fals, pakoja e dyshimtë që u gjet sot pranë varrezave të ushtarëve grek në Këlcyrë. Burime për Jugulajm.net bëjnë me dije se brenda pakos me përmasa 20 cm me 30 cm, janë gjetur vetëm rroba.
Fillimisht policia ka rrethuar zonën  dhe është pritur që të vijë një grup i forcave xheniere të cilët më pas kanë skanuar pakon që rezultoi të ishte vetëm me rroba.
Ndërkohë bëhet e ditur se brenda manastirit ortodoks  të Shën Joanit, ku janë vendosur edhe varrezat e ushtarëve grek, më datë 28-29 dhjetor ishte shkruar një parullë “I Love Çamëria” por më pas është fshirë nga mirëmbajtësit e këtij Manastiri. Ndërkohë ende nuk dihet nëse i njëjti person që ka shkruar këtë grafit të ketë lënë edhe pakon e dyshimtë.

Varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë janë prej më shumë se 10 vite të vendosura në këtë zonë dhe shpesh herë janë bërë shkak për debate të nxehta politike dhe kombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu