Në një lidhje për Report Tv, ish-ministri i Shëndetësisë në qeverisjen e Partisë Demokratike, Tritan Shehu akuzon Qeverinë se e ka çuar vendin në një situatë kolapsi sa i takon përballimit të pandemisë së covid-19. Ai nënvizoi faktin se sipas tij Shqipëria është i vetmi vend me vetëvrasje në spitalet covid.

Mos harrojmë se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku ka vetëvrasje në spitale.Që në shkurt Kryeministri fliste për mijëra të vdekur, nxorri ushtrinë, tanket, mitralozët. Kjo tronditi psikologjinë e njerëzve-vijoi ai.

Shehu deklaron se situata është krejtësisht alarmante dhe krejtësisht jashtë kontrollit për shkak të mungesës së masave të thella që duheshin marrë.

Situata është krejtësisht alarmante dhe krejtësisht jashtë kontrollit për numrat, për shkak të mungesës së masave të thella që duheshin marrë. Është jashtë kontrollit për amullinë e plotë që ekziston, si pasojë e gjithçka që u bë nga muaji shkurt, që përveç shkatërrimit ekonomik të vendit nuk solli asgjë. Si pasojë e keqpërdorimit të kësaj epidemie  për arsye polkitike dhe masave terrorizuese ndaj njerëzve.  Jemi në një situatë vërtet të rëndë dhe aspak të qartë, aspak transparente, qoftë për shkak të transparencë, qoftë për shkak të ndjekjes së rasteve, qoftë për shkak të komplikacioneve që ata kanë-tha ai.

Sipas ish-deputetit të PD kjo situatë ka ardhur edhe si pasojë e keqpërdorimit të kësaj pandemia.

Gabimet janë shumë të mëdha duke filluar me numrin e testimeve. Jemi me numrin më të vogël në Evropë. Duhet të bënim minimalisht 5000 testime. Duheshin aktivizuar mjekët e familjet dhe spitalet rajonale. Duheshin aktivizuar shërbimet e reanimacionit në të gjithë vendin. Duhen menduar qartësisht për vaksisinimin e popullsisë për gripin e zakonshëm. Ndërkohë që në dhjetor fillon vaksinimi i  popullisë me vaksinën e covid në vendet e Evropës. Njerëzit sot janë të terrorizuar dhe në një stres të paparë për shkak të mungesës së tamponeve. Edhe kur e bëjnë duhet të presin me ditë të tëra për rezultate. Shpenzimet në spitale janë shumë të mëdha. Në spitale situata është e rëndë dhe dhomat të mbingjeshura. Kjo e dëmton shumë psikologjinë e njerëzve-tha ndër të tjera Tritan Shehu, duke nënvizuar në fund se vendi ka nevojë urgjentë që të “Testojë, testojë, testojë, duhen zhvilluar 5000 teste në ditë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu