Tregu Industrial ne Gjirokaster “mbytet” nga shiu. Tregtaret ambulante kane apeluar tek Bashkia e Gjirokastres per demin ekonomik qe i’u eshte shkaktuar atyre si pasoje e rjedhjes se pikave te shiut nga tavani i godines se madhe te tregut ndertuar kater vjet me pare.

Prej ngritjes se ketij tregu dhe deri me sot, nuk eshte nderhyre ne asnje moment per te permiresuar defektet e lena pas dore nga konstruktori.

Sic po shihet edhe nga pamjet, cfare bie jashte hyn brenda. Tregtaret ambulante kane vendosur kova plastke per te kulluar uji i shiut. Ne disa raste jane perdorur edhe cadra apo dhe carcafe per te shmangur rjedhjen e pikave direkt e ne mallin qe tregtohet. Deri me tani nga ana e Bashkise Gjirokaster nuk eshte nderhyre, nderkohe qe vlera e ndertimit te tregut ne vitin 2017 i kaloi te 300 milione leket.

Kjo vlere do te sherbente per ndertimin e 30 tregjeve te rinj po ne keto permasa dhe me kushte komode.
Keshilltaret e PS ne ish Keshillin Bashkiak te Gjirokastres ne vitin 2016, ishin te paret qe aprovuan vleren 300 milione lek te ndertimit te tregut nderkohe qe opozita kundershtoi proceduren e ndjekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu