Rënia e fuqisë blerëse si pasojë e varfërisë ekstreme që ka pllakosur këtë qytet, është reflektuar në boshatisjen e tregut industrial dhe atij ushqimor që pozicionohet në qendër të qytetit.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër Prof.Dr.Tritan Shehu ka vështruar nga afër gjendjen dhe bashkëbiseduar me të vetmen shitëse në tregun ushqimor te Tepelenes. Peripecitë e mëdha ekonomike, papunësia, pandemia, varfëria dhe largimi i qytetarëve të pashpresë, janë shkaqet themelore të varfërisë që ka mbërthyer qytetin e Tepelenës.

Zoti Shehu premton se Tepelenës do t’i rikthehet normaliteti i munguar në këto 8 vitet e fundit fill pas 25 prillit kur Shqipëria të ketë një qeveri normale për qytetarët dhe për mirëqënien e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu