Tregu Industrial ne Gjirokaster “mbytet” nga shiu.

Tregtaret ambulante kane apeluar tek Bashkia e Gjirokastres per demin ekonomik qe i’u eshte shkaktuar atyre si pasoje e rjedhjes se pikave te shiut nga tavani i godines se madhe te tregut ndertuar tre vjet me pare me pompozitet nga RILINDJA.

Prej ngritjes sde ketij tregu dhe deri me sot, nuk eshte nderhyre ne asnje moment per te permiresuar defektet e lena pas dore nga konstruktori. Sic po shihet edhe nga pamjet, cfare bie jashte hyn brenda. Tregtaret ambulante kane vendosur kova plastke per te kulluar uji i shiut. Ne disa raste jane perdorur edhe cadra apo dhe carcafe per te shmangur rjedhjen e pikave direkt e ne mallin qe tregtohet.

Deri me tani nga ana e Bashkise Gjirokaster nuk eshte nderhyre, nderkohe qe vlera e ndertimit te tregut ne vitin 2017 i kaloi te 300 milione leket. Kjo vlere do te sherbente per ndertimin e 30 tregjeve te rinj po ne keto permasa dhe me kushte komode. Keshilltaret e PS ne ish Keshillin Bashkiak te Gjirokastres ne vitin 2016, ishin te paret qe aprovuan vleren 300 milione lek te ndertimit te tregut nderkohe qe opozita kundershtoi proceduren e ndjekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu