Prej katër ditësh energjia elektrike mungon në tregun e shumicës së fruta-perimeve. Kjo është shoqëruar me pakenaqësi tek tregtarët të cilët kanë bërë fajtor për gjendjen, Bashkinë e Gjirokastrës. Ndërmarrja e Shërbimeve në këtë bashki, nuk po ndërhyn në terren për të bërë të mundur rikuperimin e defektit të shkaktuar katër ditë më parë nga koha e keqe.

Për pasojë, dëmet tek tregtarët kanë qenë të konsiderueshme se shumica e produkteve, ruhen në kushte frigoriferike dhe si të tilla, kërkojnë përqëndrim në temperaturë minimalisht 10 gradë C. Tregtarët nga ana e tyre, kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të problemit pasi taksat karshi institucionit të bashkisë nuk kanë munguar asnjëherë dhe për rrejedhojë, ata kërkojnë shërbim.

Tregu i shumicës së fruta-perimeve në Gjirokastër, është i vetmi që furnizon Gjirokastrën, Tepelenën dhe Përmetin me produkte vendase.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu