Shtohen testimet ne popullsine e Gjirokastres per te identifikuar rastet e reja me COVID-19.

Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor te Gjirokastres, ka dale me nje deklarate mesditen e sotme ku ka evidentuar rritjen e testimeve tek rastet e dyshuara me coronavirus. Ne dy muajt e fundit testimet jane dyfishuar dhe vetem ne muajin e fundit numri i testimeve eshte trefishuar duke rritur kapacitetet dhe treguesin identifikues te rasteve me virusin e rrezikshem.

Per kreun e NJVKSH Gjirokaster Shpetim Novi, ne te gjitha rastet pergjigjet e testeve nuk vonohen me shume se 48 ore dhe kjo ne varesi te frekuences shume te larte dhe volumit te madh te testimeve ne rang vendi. Novi ka bere apel te popullata te respektoje masat me perpikmeri per t’u ruajtur nga prekja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu