Tre vite nga vrasja e Kostandin Kacifas në Bularat familjarë, të afërm dhe banorë të fshatit kanë përkujtuar ekstremistin grek, të cilët ishin prezenrë në meshën përkujtimore të organizuar nga kisha e fshatit. Prezent ishte edhe konsulli i ri grek në Gjirokastër Saharidis dhe kryetari i PBDNJ-së, deputeti Vangjel Dule.

Kujtojmë se Kacifas ndërroi jetë më 28 tetor 2018, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. 35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa ditën e festës kombëtare greke, që përkujton fillimin e luftës me Italinë ai qëlloi me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan.

Pas lokalizimit nga policia në Bularat, Kacifas nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta. Vdekja e tij solli jo pak tensione me Greqinë, ndërsa familjarët e 35-vjeçarit kanë ngritur një sërë pretendimesh për këtë çështje.

Sakaq Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet, duke dalë në përfundimin se 35-vjeçari kreu vetëvrasje. Sipas Prokurorisë, veprimet e RENEA ishin korrekte gjatë aksionit për kapjen e tij dhe se minoritari grek kreu vetëvrasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu