Trajneri i Delvinës, Donald Mehmeti, në një intervistë për Report TV, thotë se drejtuesit i Shkumbinit dhe futbollistët nisën menjëherë dhunën pas golit të realizuar ndaj peqinasve.

Mehmeti sqaron se ekipi kundërshtar erdhi ti godiste në pankinën ku qëndronin, ndërsa cilëson si skandal numrin e pakët të forcave security të cilët ishin prezent për të organizuar këtë sfidë.

Ndodhi një dhunë e papranueshme, aq më shumë për faktin se u përfshi dhe stafi i Peqinit. Mbetëm të shtangur sepse nuk kemi patur ndonjëherë përplasje me Shkumbinin. Sherri nisi në minutën e 8 pas golit që realizuam. Ai filloi të festonte dhe erdhi drejt pankinës tonë, por në atë moment shefi i klubit të Peqinit iu vërsul pankinës tonë duke na goditur bashkë me drejtuesit. Në ato moment filloi përplasje me të dy skuadrat,”-tha ai.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: