Teksa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte duke folur LIVE për gazetarët nga Thumana ku qeveria kosovare ka shprehur solidarizim me të prekurit nga tërmeti i së martës, një tjetër lëkundje e fortë sizmike u ndje.

Tërmeti ishte 5.3 ballë me epiqendër Adriatikun.

Në krah të zëvendëskryeministrit Erion Braçe, dhe përfaqësuesve të tjerë, Thaçi, gazetarët, operatorët dhe gjithë të pranishmit kanë ndjerë lëkundjen teksa janë larguar me shpejtësi. Pas krahëve të tyre është një makinë e ambulancës teksa shihet se lëkundet gjatë tërmetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu