Banorët e fshatit Çërrilë janë cuar në protestë mesditwn e sotme.

Shkak është bërë mungesa e kullotave dhe e tokave bujqësore të cilat janë fituar me gjyq nga një biznesmen i njohur që vjen nga fshati përballë. Janë 30 ha kullotë të cilat prej 10 vitesh janë pronë e një personi që nuk ka lidhje fare me këtë fshat por që synimi i tij sipas banorëve që protestuan sot, është rrethimi me tel i kullotave duke mos lejuar asnjë krerë bagëti që të ushqehet.

Banorët e Çërrilës kanë qenë kategorik edhe me kryetarin e Bashkisë së Memaliajt Gjolek Guci të cilin e akuzojnë për marrëveshje me biznesmenin e njohur ku këtij të fundit, i ka ofruar të gjitha lehtësirat në dëm të mirëqënies së banorëve dhe privimin e këtyre të fundit për të pasur bagëti në fshat.

Të gjendur në këto kushte, banorët kanë uzurpuar sot rrugën rurale që lidh këtë fshat me tre fshatrat e tjera dhe në vijim, paralajmëruan përshkallëzimin e protestave derisa kryetari i Bashkisë së Memaliajt, të ulet në bisedime dhe të dëgjojë hallet e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu