Ka tensione të mëdha në Bularat të Gjirokatrës, ku sot po kujtohet 1 vjetori i vrasjes së ekstremistit Kostandinos Katsifas.

Media të shumta shqiptare dhe greke kanë mbërritur në fshatin minoritar.

Por duket se jo të gjithë janë dashamirës ndaj medieve shqiptare,

Një prej banorëve iu është drejtuar gazetarëve shqiptarë duke u thënë që të shporren nga fshati.

‘Na tregoni pse e keni vrarë djalin. Pse vini këtu, ikni shporruni këtej’, iu drejtohet ai gazetarëve shqiptarë.

Më pas bisedon në greqisht me pjesëtarë të tjerë të komunitetit, ndërsa një grua mundohet që të qetësojë situatën me gazetarët shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu