Keshilltari i kreut te PD Lulzim Basha dhe njekohesisht eksperti i ekonomisë në PD Dorjan Teliti i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” u shpreh se shteti nuk po bën detyrën, kurse ka shtuar se pasojat në ekonomi janë të mëdha. Situata pas tërmetit e vështirë. Situata ishte e rëndë edhe para tërmetit.

Shteti nuk ishte në këmbë dhe nuk ka reaguar siç duhet. Të prekurit kanë nevojë për kujdes, kanë nevojë pse jo edhe për psikolog, ndërsa prezenca e shtetit duket fare pak. Ne si PD jemi opozita e vendit dhe denoncojmë rastet. Ky tërmet ka bërë që Durrësi të pësojë një dëm të madh ekonomik, në një qytet tepër me rëndësi për vendin, pasi Durrësi është qyteti i dytë më i madh në vend dhe aty zhvillohet edhe aktivitet ekonomik mjaft i rëndësishëm. Kemi shumë familje ku qeveria nuk ka shkuar as t’i shikojë. Shteti s’po bën detyrën e tij, por ka braktisur banorët. Po kemi shtet kur vjen puna për policë që vënë gjoba, kemi shtet policor, por pamë se nuk kishim shtet kur ndodhi fatkeqësia natyrore. Fatkeqësia zbuloi se nuk kemi shtet.

Kemi sot një qytet, një fshat të vdekur, sepse tërmeti ka shkaktuar shumë dëme. Sot duhet të ngremë zonat e prekura nga tërmeti. Duhet të ketë rigjallërim ekonomik. Duhet një plan për të pasur më pak taksa. Zonat e prekura përbëjnë thuajse 15 përqind të të gjithë ekonomisë kombëtare. Duhet të ringjallet ekonomia. Nëse qeveria bën punën mirë, ua siguroj që efektet do të ishin menjëherë. Mirëpo, nëse qeveria nuk punon siç duhet, atëherë patjetër që do të ketë probleme. Rama duhet që paratë e koncesioneve t’i çoj për ringritjen e zonave të prekura. Ekonomia jonë, që edhe para tërmetit ishte dizastër, u rrënua akoma më tej”, tha Teliti.

Dorjan Teliti theksoi se Edi Rama ka vendosur të emërojë ministër të Rindërtimit Arben Ahmetajn, i cili ka dhënë prova më herët se është një ministër me thesin plot.

“Ahmetaj është një ministër shteti me thesin plot. Është ai ish-ministër, që kur kishte atë pozicion ka dërguar paratë e shqiptarëve për koncesione. Shteti nuk është i aftë të menaxhojë. Qeveria ka ngritur qeveri të re, pasi e pa se dështoi. Ahmetaj ka qenë ai së bashku me kolegët e tij kanë qenë këta që kanë përzënë investitorët e huaj nga Shqipëria, kanë qenë këta që kanë ngritur taksat e shqiptarëve dhe tashmë iu thotë shqiptarëve besoni këta persona. Rama ka ngjallur irritimin e shqiptarëve”, deklaroi Teliti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu