Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në vazhdën e turit të tij “Po të dëgjoj” me qytetarët anembanë vendit, është takuar sot me gra fierake dhe ka dëgjuar problemet e tyre.

“Me nënat dhe gratë fierake që rrisin fëmijët dhe mbajnë shtëpinë duke u përballur përditë me varfërinë dhe padrejtësitë që rriten, – tregon Basha në videon e publikuar në Fb.

– Edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet, por edhe me shpresë se ditë më të mira do të vijnë për to dhe për familjet e tyre.

Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë.”

Biseda e Bashës me banorët:

Basha: Herën e fundit që kam qenë në Fier, ka qenë para 2-3 muajsh. Ka qenë e shtunë, kemi takuar gjithsej 5 apo 6 veta. Dyqanet bosh.

Një zonjë: Unë jam burrë e grua pa punë.

Basha: Po si jeton?

Zonja: Duke më dhënë ti, ajo, ajo…

Basha: Familjare.

Zonja: A është jetë kjo?! Të marrësh bukën me listë ën 2020-ën?!

Basha -një zonje tjetër: Punon?

Zonja: Jo, unë nuk punoj, kam dhe tre çuna pa punë. Ku do të punojnë? Shkojnë punojnë tre muaj jashtë dhe vijnë. Kurrë nuk kemi jetuar një ditë të tillë. Nuk dimë se çfarë do të bëhet.

Zonja tjetër: Jemi të dy burrë e grua pa punë, pa lekë, pa bukë. Marrim kredi në bankë. Dritat janë pa paguar. Burrin e kam pa punë. E nxori nga puna, është edhe me një këmbë. Vajti të marrë KEMP-in për këmbën dhe Kryeministri ynë I dashur ka vënë ligjin që t’I kesh të dyja këmbët e prera që t’i marrësh!

As ta fërshëllen njeri fare.

Mua më ka vdekur burri, kam 8 vjet. Kam një biznes, ma la burri, një lokal. Unë mundohem, nuk e mbaj unë, 700, 800, 1000. 500 them. Aq, boll të ushqehem, të ushqej fëmijët, me forcat e mia, që të mos nder dorën. Ama kjo s’ka punë, e kërkon. Unë e kam, ti më dërrmon. Xhirua bie, tatimet janë s’ka ku të vejë më.

Pensionistja: Po mos të rriste një çik pension, për shtatë vjet?! Sot në 2020-ën!

Basha: Këta s’kanë vesh për të dëgjuar. Këta s’kanë zemër për t’i kuptuar problemet tuaja. Këta e kanë mendjen vetëm për zhvatur. Do ta tejkalojmë dhe këtë, vetëm duhet të jemi bashkë. Sepse kur jemi bashkë, askush s’ju cenon dot as në dinjitet, as në liri, as në mundësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu