Në një takim me banorë, specialistë të kulturës, pronarë të banesave karakteristike dhe investitorë privatë, ministrja e kulturës Elva Margariti, ka njoftuar ngritjen e një Task-Force ndërinstitucionale, si një përkujdesje më shumë për monumentet e kulturës në Gjirokastër. Task Forca synon rijetëzimin dhe restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe vendosjen e tyre në shërbim të zhvillimit të turizmit.
E shndërruar në një kantier ndërtimi, investimet në zonën muzeale të Gjirokastrës synojnë transformimin rrënjësor të qytetit.
Pavarësisht investimeve, shqetësim mbetet humbja e vazhdueshme e banesave të vjetra karakteristike si pasojë e braktisjes nga vetë pronarët dhe mungesës së investimeve për ruajtjen e tyre, duke rrezikuar peizazhin historik të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu