Takimi ne Lazarat ka nje simbolike te vecante pasi eshte nje zone ku ka qendruar perhere besnike dhe e paperkulur ndaj aspiratave demokrate.
Keshtu e ka nisur rrefimin e tij kryesuesi i listes se kandidateve per deputete te PD per Qarkun e Gjirokastres Prof.Dr. Tritan Shehu.
Takimi eshte organizuar mbremjen e djeshme me nje pjese te banoreve te lagjes se poshtme te Lazaratit konform masave AntiCovid.
Kreu i PD Gjirokaster Dasho Aliko ka evokuar vlerat qe mbart Lazarati dhe banoret e tij te cilat jane te njohura gjeresisht. Lazaratasit kane qendruar dhe do te jene besnik te palekundur ndaj PD pasi eshte nje bastion i perhershem i demokrateve ne Shqiperi dhe i tille do te ngelet.
Ndersa drejtuesi politik i PD per Qarkun e Gjirokastres Prof.Dr. Tritan Shehu ka vleresuar qendrimin e palekundur te banoreve te Lazaratit ndaj PD ne cdo perballje zgjedhore ashtu sikurse nuk do te mungoje edhe ne 25 prill.
Permbysja e madhe po afron dhe mencuria e banoreve te ketij fshati duhet te merret shembull per cdo votues te lekundur. Mes nesh egzistojne dy alternativa, ajo e grabitjes dhe percmimit ndaj qytetareve dhe ajo e perkujdesjes dhe nje Shqiperie normale. PD ka ditur gjithmone te jete prane qytetarit dhe vleresuar ate duke i dhene sherbime dhe zgjidhje te problemeve-eshte shprehur zoti Shehu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu