”TAKIMI I DY BOTËVE” eshte rikthyer ne kalane e Argjirosë mbremjen e kaluar ne kuader te edicionit te 14 qe organizohet.

Ky edicion startoi mbasditen e djeshme me nje ekspozite te fotografit minoritar Jorgo Vaso,nga fshati Sotirë.

Me pas vijoi me artistin e njohur grek Janis Karalis dhe banda e tij muzikore, te cilet interpretuan hite muzikore per publikun vendas dhe turiste qe zgjodhen te kalonin mbremjen nen tingujt e muzikes greke.

Sipas organizatores Ilda Mara, ky aktivitet do te vijoje me finalen e tij ne kryeqytet.

Ky event vjen si bashkpunim i Ambasades Greke ne Shqiperi, Konsullates Greke ne Gjirokaster dhe Bashkisë Gjirokaster.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu