I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, profesori dhe studiuesi gjirokastrit Irakli Koçollari, u shpreh se libri i parë që ka lexuar që i ka kthyer mendimin ndryshe ishte libri i Sabri Godos për Ali Pashën.

Ai tha se kur ra në dokumente autentike në Greqi e kuptoi se i ishte hyrë në hak këtij njeriu duke shtuar se aty ka shumë dokumentet për vendin tonë.

Koçollari: Edhe unë kam qenë në njohjes e kësaj figure një qytetar i zakonshëm me aq sa ishte trashëguar në terrenet urbane si një pasha anodallak. Libri i parë që kam lexuar që më ka kthyer mendimin ndryshe ishte libri i Sabri Godos për të.

Kur rashë në dokumente autentike në Greqi e kuptova se i kemi hyrë në hak këtij personaliteti. Kam gjetur dokumente autentike të njerëzve që i kanë qëndruar afër këtij personi.Bibliotekat aty kanë fonde dokumentare pa fund. Miliona dokumente për Shqipërinë sa nuk na shkon në mend.

Të gjitha i ka Ali Pasha. Një burrë shteti shumë i madh. Shumë vizionar. Është pionieri i nacionalizmit shqiptar”

Më tek Koçollari tregon dhe për dokumentet që janë zbuluar në Rusi ku flitet për një marrëveshje mes Ali Pashës e Carit të Rusisë.

Ali Pasha i kërkon ndihmë ushtarake Carit të shkëputet nga Perandoria Osmane.