Procesi i vaksinimit në Universitetin e Gjirokastrës eshte ne pike kritike.
Studentet refuzojne vaksinimin AntiCovid nderkohe qe autoritetet drejtuese te ketij universiteti e justifikojne me largësinë e studentëve nga vendbanimi.
Tre lloje vaksinash janë në dispozicion të studentëve në Gjirokastër, nderkohe qe specialistët e Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor rekomandojnë injektimin e vaksinës Pfizer si vaksina me efektet më të pakta tek të rinjtë.
Zv/rektori i Universitetit te Gjirokastres Jaho Canaj pohon se prej fillimit të javës së ardhshme, nisja e vitit të ri akademik, do të shoqërohet edhe me masat e reja anticovid. Moslejimi i të rinjve të pavaksinuar apo pa PCR test nëpër auditore, nuk është penalizim, por kusht i domosdoshëm për zhvillimin normal të procesit mësimor në auditore.
Punonjësit e NJVKSH në Gjirokastër pohojnë se një pjesë e studentëve po vaksinohen pranë qendrave shëndetësore më afër vendbanimit të tyre.
Nisja e vitit akademik do të jetë tregues i nivelit të vaksinimit të studentëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu