Shqipëria nuk është gati për celjen e negociatave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Është ky mendimi i ekspertit të integrimit europian Gentian Elezi, që u dha sot në në universitetin “Eqrem Cabej” në një leksion të hapur me studentë.

Sipas ekspertit Elezi studentët e këtij universiteti u njohën me elementët kyc mbi përgatitjet që i nevojiten Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE ndërsa shtoi se është një proces i gjatë dhe i vështirë. Aktiviteti me temë “Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian” erdhi si një bashkëpunim mes qendrës ACIT dhe Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Ndërsa studentët u njohën edhe mbi përfundimet e studimit mbi zbatimin 10 vjecar të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2009-2019, si dhe me procesin e integrimit.

Ne fund te takimit, ka pasur brohoritje nga studentet “Rama IK”, nderkohe qe disa pedagoge i veshtruan studentet qe shoqeronin keto thirrje me nervozizem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu