Statusi i minatorit është në vëmendjen dhe programin e PD për t’u miratuar fill pas formimit të qeverisë së re pas 25 prillit. Premtimi është dhënë nga kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër Prof.Dr.Tritan Shehu.

Në një takim me veteranë të minierës së qymyrgurit në Memaliaj, zoti Shehu sqaroi se tre vjet më parë PD e shtroi në Kuvendin e Shqipërisë propozimin për miratimin e këtij statusi për të gjithë ish minatorët që kanë punuar nëntokë një jetë të tërë. Mirëpo shumica dërmuese socialiste, as nuk e kaloi në komision parlamentar. Kësisoj sipas zotit Shehu ngelet për detyrë që qeveria e ardhshme të marrë përgjegjësinë që i takon për të miratuar statusin legjitim për cdo punonjës të nëntokës.

Nga ana e tyre ish minatorët kanë kërkuar me ngulm vlerësimin me miratimin e këtij statusi i cili është kërkuar prej vitesh dhe askush nga qeveritë e mëparshme, nuk e ka aprovuar

Miniera e qymyrgurit në Memaliaj, kaloi në stanjacion të plotë 20 vite më parë dhe prej asaj periudhe e deri më sot, askush nga investitorët strategjikë nuk e ka marrë përsipër për t’a rivënë në funksion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu