Rreth 45% e studentëve të Universitetit të Gjirokastrës i janë nënshtruar procesit të vaksinimit.

Edhe në këtë ditë të parë të këtij fillimviti akademik, punonjësit e NJVKSH kanë qenë të pranishëm në ambientet e universitetit për t’u dhënë mundësinë të gjithë studentëve të pavaksinuar që mund të zgjedhin mes tre lloje vaksinash, Astrazeneca, Sinovac dhe Pfizer. Nuk kanë munguar studentët të cilët janë vaksinuar këtë ditë të parë.

Rektori Bektash Mema pohoi se do të shihet mundësia e gjetjeve alternative për ata studentë që nuk pranojnë vaksinimin duke u mundësuar kështu të gjithë studentëve të jenë pjesë e procesit mësimor. Dita e sotme ka qenë dita e orientimit në institucion, ndërsa në vijim stafet akademike do të kërkojnë prej studentëve certifikatën e vaksinimit ose testin pcr.

Rreth330 studentë të rinj nisin këtë vit akademik në Universitetin e Gjirokastres një shifër 20% më è larte se një vit më parë. Programet e mësuesisë mbeten sërish të rrezikuara dhe sipas rektorit Mema shkak është mungesa e tregut të punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu