Në Gjirokastër ka nisur misioni i 15-të arkeologjik në luginën e Drinos, një bashkëpunim i arkeologëve shqiptarë dhe italianë i shtrirë këtë vit në tre site, Hadrianopoli, Palokastër dhe Antigone.
Prof.Roberto Perna tha se gjetjet po çojnë drejt një tjetër këndvështrimi mbi të kaluarën antike të luginës. Risi e misionit të këtij viti janë gërmimet në Antigone, ku synohet të zbulohet amfiteatri si dhe do të hartohet një plan menaxhimi i këtij parku.
Misioni njoftoi vijimësinë e kërkimeve gjeofizike në sitet arkeologjike me qëllim përmbylljen e hartës topografike edhe në funksion të vazhdimësisë së gërmimeve në vitet e ardhshme. Misioni ka si synim edhe vazhdimin e studimit të materialeve arkeologjike që do të nxirren në dritë gjatë gërmimeve.
Sipas profesorit italian Roberto Perna gërmimet arkeologjike të këtij viti kanë nisur në tre hapësira: Palokastër, gërmimet gjeofizike në Hadrianopoli dhe si risi e misionit të këtij viti janë gërmimet në Parkun Arkeologjik të Antigonesë. Si pjesë e misionit të sivjetshëm theksohet fakti se një ekip i universitetit të Maceratës, në bashkëpunim me drejtorinë e monumenteve dhe Bashkinë Gjirokastër, do të punojnë për hartimin e një plani menaxhimi për parkun e Antigonesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu