Starton Edicioni II i festivalit teatror “Kadri Roshi” në të cilin marrin pjesë trupa teatrore nga e gjithë Shqipëria, si dhe prej trojeve jashtë vendit. Ky aktivitet organizohet nga Bashkia Gjirokastër në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Juria e sivjetshme e këtij evenimenti që do të vlerësojë në përfundim trupën më të mirë teatrore, përbëhet nga emra të njohur të skenës dhe kinematografisë shqiptare si skenaristi Petrit Ruka, aktorët e njohur Birce Hasko, Mevlan Shanaj, Suela Konjari dhe Rajmonda Bulku e cila dhe e kryeson atë.

Në emër të jurisë së festivalit, aktori i njohur Birce Hasko, falenderoi organizatorët për aktivitetin pasi sipas tij publiku ka nevojë dhe se arti ndikon në ndjenjë, ndërgjegje dhe në intelekt.

Ndërkaq kryetari i Bashkisë Flamur Golemi në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se ky aktivitet do jetë i përvitshëm dhe sinjalizohet si ogur i mirë për qytetin.

Festivali teatror “Kadri Roshi” u cel me komedinë art nga Trupa e Teatrit “Metropol” nga kryeqyteti.

Ky aktivitet do të zgjasë një javë rresht.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu