Rijetezimi i aerodromit të Gjirokastrës eshte bere realitet pas 30 vitesh.
Avioni i fundit qe eshte aterruar ne kete piste, ishte nje fluturak shteteror qe daton prej 26 shkurtit 1991 kur erdhi per vizite Ramiz Alia ne Gjirokaster per nje takim rrufe qe organizoi me shoqaten e “Vullnetareve te Enverit”.
Katër aeroplanë sportivë nga Maqedonia e Veriut dhe dy të tjerë nga Kosova, në bashkëpunim me mjetet fluturuese të Shoqatës së Aeronautikës Shqiptare u ulën dje dhe sot në aerodromin e qytetit duke ofruar spektakël mbi qiellin e kalter. Ka qene nje insistim nga vete Bashkia e Gjirokastrës qe eshte bere realitet diten e sotme per rikthimin ne origjine te pistes se aerodromit cka synon kthimin e tij në një destinacion të sporteve të ajrit në funksion të turizmit vendas.
Per kreun e Bashkise Gjirokaster Flamur Golemi kjo piste do te mundesoje zhvillimin e metejshem te turizmit vendas permes nje rruge tjeter alternative te mberritjes se turisteve. Organizatorë të aktivitetit pohuan se pavarësisht dëshirës së mirë, pista vazhdon ende të ketë probleme teknike dhe kërkohet më shumë mbështetje nga qeveria për ta sjellë atë në parametrat e kërkuara për realizimin e fluturimeve.
I vënë në funksion në fillim të viteve ’30, aerodromi i Gjirokastrës ka një histori gati 90 vjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu