Është kremtuar sot 77-vjetori i çlirimit tё qytetit tё Gjirokastrёs, me anë të një ceremonie  ku të pranishëm kanë qenë kreret me te larte vendore mes te cileve kryebashkiaku Flamur Golemi.
Krerët e pushtetit vendor kanë shprehur mirënjohjen dhe përuljen përpara heroizmit, sakrificave të dëshmorëve e heronjve që derdhën gjakun, jo vetëm për çlirimin e qytetit të Gjirokastrës, por edhe për çlirimin e Shqipërisë.
Më tej, aktiviteti përkujtimor vijoi në varrezat e dëshmorëve, ku u vendosën kurora me lule dhe u mbajtën homazhe në nderim të dëshmorëve të rënë për lirinë e atdheut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu