Ambasadori i BE ne vendin tone Luiggi Soreca ka startuar nga Përmeti turin nje javor te “Javës Europiane” ne Shqiperi.

Itinerarin e takimeve Soreca e ka nisur mesditën e sotme me një takim me kryebashkiaken e Përmetit Alma Hoxha ne zyren e kesaj te fundit nga ku është njohur me projektet e financuara nga BE në këtë qytet.

Kryebashkiakja Hoxha me këtë rast vecse ka vlerësuar Sorecën, i ka dhënë edhe celësat e qytetit si dhuratë të parë që ka ndërmarrë kjo bashki. Kjo dhurate eshte vleresuar mjaft jo me pak batute nga kreu i misionit te BE ne vendin tone.

Në takimet e sotme në Përmet, ambasadori i BE në vendin tonë ka inspektuar edhe panairin me punime të të rinjve vendas, produkte artizanale. Soreca shoqërohej nga ambasadorja e Greqisë Eleni Filipidhu, përfaqësues të Ambasadës Italiane në Tiranë, si dhe ambasadori shqiptar të BE Zef Mazi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu