Ne fakt nuk pritej me shume sesa unisoni ne qendrime me kryeministrin Edi Rama per zgjedhjet e 25 prillit i ambasadorit te BE ne vendin tone Luigi Soreca.

I gjendur ne Permet ne kuadrin e Javes se Europes, zoti Soreca ka gjetur rastin te pranoje se zgjedhjet e 25 prillit ishin te rregullta e te ndershme dhe se opozita nese ka objeksione, t’i shtroje ato ne rruge institucionale. Per zotin Soreca Shqiperia e meriton celjen e negociatave me BE dhe deshmia e qarte ishte procesi zgjedhor i 25 prillit ku edhe ne raportin paraprak te OSBE/ODIHR, u vleresua procesi diten e zgjedhjeve.

Ambasadori i BE në vendin tonë ashtu si në rastin e “Non Gratta” të ish presidentit Sali Berisha, nuk ka pasur koment për kërkesën e djeshme të komisionit parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për t’a sjellë këtë të fundit me forcë për të dëshmuar. Soreca është shprehur se këto janë cështje që i takojnë punëve të brendshme të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu