Ambasadori i BE ne vendin tone Luiggi Soreca ka ngelur i impresionuar me shifrat e sukseshsme dhe me bashkëpunimin e kryer mes FRONTEX dhe Policisë Kufitare Shqiptare.

Ai u shpreh se prioritet ngelen bashkëpunimi mes forcave kufitare shqiptare dhe FRONTEX, kontrolli i parregullt i emigracionit, goditja e krimit të organizuar si dhe forcimi i bashkëpunimit të Shqipërisë me BE.

Më është thënë sot se bashkëpunimi me policinë e Shqipëri është i shkëlqyer. Objektivat e operacionit të përbashkët janë tre. Kontrollit i parregullt i emigracionit. Objektivi i dytë është goditja e krimit të organizuar ndërkombëtar. Dhe e treta është përforcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të Shqipërisë dhe BE. Tre këto objektiva kemi pasur lajme shumë të mira.

Objektivi i parë në saj të bashkëpunimit në 2019 në kufi me Greqinë është dyfishuar numri i emigrantëve të kapur, janë kapur mbi 10 mijë në vitin 2019. Objektivi i dytë, Ardi Veliu më informoi se gjatë 2019 është 4 fishuar numri i personave për kontrabandimin e qenieve njerëzore. Sa i përket tretit, rritja e bashkëpunimit me BE është shumë i rëndësishëm. Në këtë moment është kyç për Shqipërinë.” tha Soreca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu