Sofra Shkodrane zbret në Gjirokastër duke qene epilogu i aktiviteteve te fundjaves ne qytetin e gurte. Tingujt e bukur te kenges shkodrane dhe poezitë janë interpretuar nga të ftuarit si Rita Gjeka e Kudret Alikaj dhe këngëtarja Rezarta Smaja dhe The Band të cilët i kanë dhënë Pazarit të Gjirokastrës një tjetër atmosferë.

Sipas aktores njëherazi drejtoreshës së teatrit Migjeni në Shkodër Rita Gjeka këto aktivitete janë tepër të dobishme për zhvillimin e jetës artistike dhe turizmit. Jo vetëm Shkodra të shkojë në Gjirokastër por edhe anasjelltas pasi në këtë mënyrë shkëmbehen kulturat ndërqytetase.

Prej nisjes së sezonit turistik Bashkia e Gjirokastrës po organizon  fundjavat festive ku pas asaj të Korçës vendin e kishte Shkodra ndërsa priten të tjera qytete në vijim. Zhvillimi i këtyre aktiviteteve shikohet si një mundësi për të afruar turistë dhe tiu ofrohet atyre argëtim e njohje me vlerat që Gjirokastra mbart.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu