Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare.

Përmes një ceremonie që është mbajtur larg medias, sot trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet.
Kur trupat e tyre u zhvarrosën në Kishën e Shën Mërisë në fshatin Kosinë, pati reagime të shumta dhe u trajtua si skandal pasi trupat u zhvarrosën nga prifti At Vasil Themollari. Skandalin e denoncoi Altin Ballabani banor i fshatit Kosinë ku bashke me pese persona te tjere ne ate periudhe u morën në pyetje ndërsa prifti i Vasil Themollaru refuzoi.

Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, ka dalë se 108 trupat e zhvarrosur nuk i perkisnin  ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri, por banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit, gra dhe fëmijë.

Sot, në fshatin Kosinë kanë qenë Konsulli grek në Gjirokastër, Drejtoresha e Prefekturave të Shqipërisë, Prefekti i Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes qe kanr asistuar ne kete ceremoni te fshehte, por pavaresisht kesaj pamjet e siguruara nga drejtori i TVGJ Arjan Xhani qe i ka hedhur ne FCB deshmojne se ceremonia ka qene e fshehte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu