Kjo është Paqize Labi 74 vjecare, banore në Këlcyrë.

Ajo jeton së bashku me të bijën e saj 35 vjecare Sonjën e cila kujdeset për të cdo ditë. Madje Sonja ka sakrifikuar jetën e saj për t’i shërbyer të ëmës duke mos qenë në kontakt me punën asnjë ditë. Paqizeja është e vetmja e moshuar në Këlcyrë, që komisioni i vlerësimit të shëndetit, e ka nxjerrë të aftë për punë. Një vendim paradoksal ky në një kohë kur ka lindur shurdh-memece.

Në periudhën e para viteve ’90, 74 vjecarja ka punuar pak vjet në një ndërmarrje shtetërore si pastruese por të pamjaftueshme për të përfituar pension. Jeta e të moshuarës është në kufijtë e mbijetesës. Vetëm ilacet shkojnë 10 mijë lek në muaj për të mos llogaritur ushqimin apo dhe pagesat e dritave dhe ujit që kanë vite pa i paguar. Vajza e shtëpisë Sonja është e papunë por dhe sikur, nuk mundet dot të aktivizohet në punë pasi nuk ka kush t’i shërbejë të ëmës së saj.

Kjo familje nuk përfiton asnjë të ardhur nga shteti ndonëse kanë aplikuar për pagesë papunësië në Bashkinë e Këlcyrës, komisioni në kryeqytet i ka skualifikuar disa herë pasi kanë banesë, televizor edhe lavatrice. Në këto kushte mbijetesa e tyre varet nga të ardhurat që vijnë në formë ndihme nga komshinj, apo njerëz të ndryshëm, të afërm etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu