Shperthen uji ne mes te Kelcyres.

Rrjeti i percjelljes se ujit te pijshem i sapondertuar ne qytetin e Kelcyres, ka dhene efektet e para te skarcitetit te punimeve.

Investimi prej 1 milione dollaresh amerikane ndermarre nga qeveria shqiptare dhe zbatuar nga firma ndertuese “BESI, duket se ka zbuluar anen e erret te abuzimit te fondeve publike. Dje dhe sot, ne qender te Kelcyres, kane shperthyer tubacionet e reja nentokesore qe furnizojne gjysmen e qytetit deri ne perfundim te projektit te plote qe do te mundesoje 24 ore uje pa nderprerje.

Uji ka dale ne siperfaqe ne formen e shatervanit dhe me pas intensiteti eshte ulur duke rrjedhur mbi siperfaqe. Qytetaret e Kelcyres jane ankuar disa here per cilesine e dobet te punimeve qe po ndermerret ne ndertimin e rrjetit te brendshem te ujesjellesit te qytetit madje dhe i kane bere publike denoncimet nje muaj e gjysme me pare.

Nderkaq nga Ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizimeve qe eshte mbikqyresja e punimeve te rrjet, nuk ka asnje lloj reagimi per situatat qe ndodhin dhe qe po marrin trajten e normalitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu