Në redaksinë e emisionit Stop ka mbërritur një denoncim për Ujësjellësin e Gjirokastrës.

Stop shkoi atje për të verifikuar situatën.

Stop u ndal tek drejtori rajonal, Iljaz Memushi. Ai ka 6 muaj në këtë detyrë, por thuhet që ai nuk ka shkollë të lartë dhe në orarin zyrtar, punon dhe si taksist në të zezë.

Me anë të kameras së fshehtë marrim Memushin për shërbim taksi dhe ai na çon në Kakavijë. Gjatë rrugës ai flet, sesi funksionin ujësjellësi dhe pret edhe telefonatat e punës në Ujësjellës për çështje faturash.

Qytetari – Ç’bën mo? Si je?

Drejtori – Hë vlla! Mirë!

Qytetari – Mirë!

Drejtori – Si shkove?

Qytetari – Ça bëhet?

Drejtori – Si kalon?

Qytetari – Po mirë! Shtyhemi. Deri në Kakavijë aty 5 minuta, të marr një gjë dhe kthehemi prapë!

Drejtori – Ç’bëhet?

Qytetari – Si të venë punët?

Drejtori – Mirë?

Qytetari – Mirë mo, mirë! Ta vë këtë rripin unë?

Drejtori – Lëre mo, v…ri k…in!

Qytetari – Apo çe do?

Drejtori – Po lëre mo, kush…

Qytetari – I do tani lekët, apo kur të kthehemi? Sa do?

Drejtori – 25!

Qytetari – Mbaji këto! (30 mijë lekë) Na dhe këtë!

Qytetari – Ti merresh me kështu.., ujësjellës?

Drejtori – Ujësjellësin, eh…

Qytetari – S’të lënë në telefon rehat!

Drejtori – Të çajnë veshët, punë e bezdisur q…i r…bt! E kanë lënë ujin pa paguar dhe tani ia presin, e marrin në telefon.

Drejtori Iljaz Memushi flet në telefon me vartës dhe banorë…

Drejtori – (Flet në telefon) O Blerta! Në ça emri e ke atë kontratën mo? Po ti ke hyrje, apo po më thua për punën, o vlla?

Drejtori – Alo! Po ty ça të kanë prerë? Ku ta kanë prerë ujin? Në ça emri e ke kontratën ti? Do shohësh çik këtë M…. Ç….! Sa e ka debinë ajo? Po aty, a ia lidhe gjë atija, që të thamë pardje, o vlla, që e le pa lidhur? Po atija në “Manalat”? Tatjana, ajo që erdhi këtu te puna, mo? Po i thashë “mo vlla, ik, se s’ta pret njeri ujin,-i thashë unë. Nuk e heq dot nga sistemi unë! E kupton? Se sistemi është i lidhur me Tiranën. Po i thashë mo, “ik mos e ça kokën, sa të jem unë!” I dhashë dhe numrin e telefonit, ia shkruajta.

Pas 2 telefonatave vijon biseda e drejtorit me të infitruarin e Stop në makinë.

Qytetari – Ti je përgjegjësi, që ju pret këtyre?

Drejtori – (Tund kokën)

Qytetari – Keni noi çikë rroga atje?

Drejtori – Po rrogat e ujësjellësit, unë në fakt jam përgjegjës e kam, e kam nja 700 mijë. Ku do zbresësh?

Qytetari – Ja, lëmë këtu!

Qytetari – Po Gjirokastra ka vetëm ujësjellësin e vet, apo përmbledh?

Drejtori – Tani është bërë rajonal, përmbledh të gjitha nga Kakavija deri në Memaliaj.

Qytetari – Po pse i kanë bërë kshu?

Drejtori – E bëri qeveria ja q… r..bt! I zuri për vete të tëra. Ka dhe kshu, siç kanë qenë domethënë ndërmarrjet, siç kanë qenë thjesht i menaxhon qendra.

Qytetari – Po pse i kanë mbledh në një dorë?

Drejtori – Epo duan lekun a derëbardhë! Nuk e shikon, se ç’bëhet? O Blerta! Në ça emri, se s’më del mua aty?

Gjatë kësaj kohe, gazetari i Stop Genci Angjellari e merr Drejtorin Memushi në telefon.

Gazetari-Gazetari i emisionit Stop jam, Genci Angjellari. Kam një problematikë që po ndjek, që ka mbërritur në redaksinë tonë. Ju jeni në zyrë?

Drejtori-Po për 5 minuta, 10 minuta, 5 minuta vij aty.

Gazetari-Mirë, po të pres këtu.

Pasi mbyll telefonatën, vijon bisedën në makinë.

Qytetari – Ça ka?

Drejtori – Gazetari i “Stop”-it jam! Të dua çikë aty,- tha!

Qytetari – Ç’janë këta?

Drejtori – Ku di unë o i q… r…bt! Të q… r…bt!

Pas kësaj, Memushi merr në telefon drejtorin ‘e madh’, Genti Llogon…

Drejtori – (Flet në telefon) Alo! Hë vlla! Hë mo! Ç’bëre? Ku, mo? Ore më mori një nga këta, gazetar. Më thotë mua gazetar nga “Stop”-i jam, më thotë mua, kemi një problematikë, që po ndjekim thotë. Ta dërgoj te Bexheti? Ok! Ok! Të q… r…bt!

Gazetari Angjellari e kishte takuar Bexhetin…

Bexheti-(Çfarëdolloj informacioni që do të duhet) në rrugë zyrtare…!

Gazetari-Po si mund t’i marrim zyrtare ne këto? E ke kushëri këtë, s’e ke këtë …! Ne vijmë, i verifikojmë, nuk ju bezdisim, nuk themi gjëra të paqena. Ju kush jeni?

Bexheti-Unë jam përgjegjësi i zyrës…, Bexheti.

Ndërkohë, Memushi merr në telefon Bexhetin.

Drejtori – (Flet në telefon) Bexhet, ça bëre vlla? Ku je mo? Je te puna? Se kanë ardh.., ja do vijj dhe un aty. Po folën me ty?

Dhe biseda sërish në makinë….

Qytetari – Po mos e vrit mendjen, se s’do ketë noi gjë!

Drejtori – Jo ore, po të bëjnë lajm ata të q… r…bt, se ata edhe kur bën muhabet, të incizojnë. E kupton? Të bëjnë lajm kot, o burrë, se s’kemi bërë noi gjë…

Iljaz Memushi mbërrin tek zyrat e Ujësjellësit dhe takon gazetarin e Stop.

Gazetari-Iljaz çfarë bën, se na thanë, që je në terren?

Iljaz Memushi-Unë mbuloj Gjirokastrën…/tvklan.al