Ambulancat janë paraqitur sërish mëngjesin e sotëm në ambientet  shkollës “Janaq Kilica” në Fier, ndërsa mësohet se një nxënëse është shoqëruar për në spital, pasi ka ndjerë sërish simptomat e helmimit. Pati raportime se vajza ka pasur gjendje stresi dhe ankthi.

Prindërit janë revoltuar pasi nuk janë lejuar të futen brenda, ndërsa Drejtoresha e Arsimit në Fier, Yllka Beci shprehet se është një vajzë shtatzënë dhe nuk ka lidhje me situatën e djeshme.

Ndërkohë deklarata e saj ka bërë çudi pasi bëhet fjalë për një vajzë 17-vjeç, ndërsa burime konfirmojnë për Faxweb.al se nuk është i vërtetë një lajm i tillë.

Mësohet gjithashtu se simptomat e vajzës në fjalë janë të ngjashme me ato që janë shfaqur në rastet e të rinjve të tjerë që janë dërguar dje në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu