Mortaliteti i larte i deritanishem ne vendit tone lidhet me dobesi ne hallkat e sistemit, prej dedektimit, paresorit deri tek sherbimi i reanimacionit. Ish deputeti demokrat Tritan Shehu ka qene i ftuar ne Ora News mesditen e sotme ku ka dhene spegime per situaten e Coronavirusit.

Sipas zotit Shehu, kujdesi paresor e mjeku familjes duhet te vihen ne levizje, mbasi t’i krijohen kushtet. Sherbimet e reanimacioneve thelbesore ne minimizinin e humbjeve.
Strategjia e re e OBSh, ajo aktive kerkon decentralizim te sistemit e venie ne eficience te te gjitha resurseve. Test, test, test, diagnostikim, izolim, mjekim, qe me tej te filloje zbutja e masave kufizuese-shprehet ish deputeti.
Venia ne dispozicion e te gjithe kapaciteteve laboratorike te vendit, me subvencion, qofte duke perdorur metodat klasike me PCR, qofte ato imunologjike te thjeshta e te lira, qe do te duhen edhe me tej per percaktimin e nivelit te imunitetit, jane te domosdoshme.
Duhet nje strategji bazuar mbi keto principe e jo hapje aventureske qe mund te rrezikoje shume.
Asnje nuk e di si do te shkojne kurbat e zhvillimit. Duke perfituar nga kjo situate e “bute” ne shumicen e vendeve dhe Rajon, te pregatitemi sikur e nesermja do te jete e veshtire-ka perfunduar zoti Shehu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu