Perfundon projekti “Unaza kulturore e Gjirokastrës” qe perfshin përmirësimin dhe promovimin e sinjalistikës së re turistike ne zonen e Antigonese, Laboves se Kryqit dhe Libohoves. Në këtë rrugëtim përfshihen disa destinacione të rëndësishme kulturore si në Antigonena e lashtë, kisha shekullore të Shën Mërisë në Labovën e Kryqit, Manaatiri i Spilese dhe kalaja hijerëndë të Libohovës.
Në kuadër të këtij projekti të pagëzuar HAMLET, Ministria e Kulturës mbshtetur edhe në Planin e Përgjithshëm Vendor të Gjirokastrës, prej disa ditësh ka nisur të vendosen tabelat informuese dy-gjuhëshe turistike dhe tabelat rrugore përkatëse të cilat do të sjellin një standart të ri në nivel kombëtar në prezantimin e destinacioneve kulturore në Shqipëri-shprehet Olsi Lafej perfaqesues ne kete digaster.
Parku Arkeologjik i Antigonesë, Kisha e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit dhe Kalaja e Libohovës janë tre destinacionet kryesore përfituese të projektit, dhe prania e sinjalistikës synon të zgjidhë përfundimisht një kërkesë të kahershme të operatorëve turistikë por edhe ekspertëve të trashëgimisë kulturore mbi nevojën e prezantimit më të plotë të këtyre destinacioneve thelbësore por edhe të zonave pranë tyre, si pjesë e arealit të qytetit të Gjirokastrës, pasuri botërore të njerëzimit UNESCO.
Kjo iniciativë do të shërbejë si një model i mirë edhe për zona të tjera të vendit, të cilat do të përfitojnë sinjalistikë të dedikuar turistike duke sjellë më shumë cilësi gjatë vizitave por edhe më shumë zhvillim ekonomik lokal nga turizmi gjithëvjetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu