Shuhen perfundimisht vatrat e zjarrit ne lartesite e fshatit Kutal ne Permet.

Zjarri u aktivizua ne oren 14:20 te nje dite me pare dhe ne oren 08:45 te dites se sotme eshte vene nen kontroll te plote.

Pylli me pisha te reja e te vjetra, shkurre një pjesë e zonës se mbrojtur në pronësi të Bashkisë se Permetit eshte shkrumbuar komplet dhe ne vleresimin paraprak dhe jo perfundimtar behet fjale per 10 ha pyje te djegur.

Zjarri ka rene ne vendin e quajtur Braçkove fshati Kutal, Njësia Administrative Piskove, Bashkia Permet.

Ne aksionin e shuarjes se flakeve te zjarrit, jane angazhuar 20 forca të armatosura, 5 forca policore, 21 forca zjarrefikese nga Permeti, Kelcyra e Tepelena me 5 mjete zjarrfikëse.

Njekohesisht krahas tyre u angazhuan edhe 30 punonjes te Bashkise Permet.

Aktualisht forcat zjarrfikëse janë duke monitoruar vatrën e zjarrit dhe kontollin e djegieve në brendësi te zonës së emergjencës-shprehen burime zyrtare nga Sektori Emergjencave Civile dhe Sherbimit Zjarrefikes nga Bashkia e Përmetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu