Rriten rastet e kancerit te gjirit ne Gjirokaster.
Vetem ne nje vit jane konstatuar 14 raste me kete semundje fatale e cila ajo cfare eshte dhe me shqetesuese, po prek gjithnje e me shume mosha te reja.
Ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres, vitin qe shkoi jane konstatuar 14 raste me kete semundje te rende çka perben gati 2% te te gjithe vizitave te kryera ne kete spital per 2022.
Sipas mjekut imazherist Ermir Mahilaj, numri i grave qe i nenshtrohen mamografise ka njohur rritje vitin qe sapo shkoi dhe me shume keto testime jane kryer kryesisht ne muajin sensibilizues te tetorit. Fataliteti i rasteve te mesiperme ka qene prezent sidomos tek ato gra qe nuk e kane kapur kete semundje qysh ne fillimet e veta.
Ne Qarkun e Gjirokastres numri i grave qe kryejne mamografi periodike ne Spitalin Rajonal po shtohet pervit dhe kjo si pasoje e sensibilizimit te kryer nga ministria e linjes apo dhe rasteve te shtuara kohet e fundit.
Mosha e grave te prekura me kete semindje kohet e fundit ka zbritur ne 35-45 vjec cka eshte shqetesuese. Apeli i mjekut imazherist eshte vizita te shpeshta mamografike per te zbuluar ne fazen e hershme kete semundje e cila eshte e sherueshme.