Pandemia Covid-19 ka ndikuar edhe ne ardhjen e emigranteve ne Shqiperi per te kaluar festat e fundvitit prane familjareve te tyre.
Situata ne Piken Kufitare te Kakavijes paraqitet mjaft e qete nese do ta krahasonim me te njejten periudhe te nje viti me pare ku ka patur fluks te emigranteve apo edhe radhe te gjata ne hyrje apo dalje te territorit tone.
Gjate 48 oreve te fundit kane hyre 3200 emigrante shqiptare gati 90% me pak se nje vit me pare. Nderkohe qe nuk kane munguar as ata shqiptare qe largohen drejt Greqise duke zbatuar kesisoj protokollet e vendosura nga pala greke. Sipas informacioneve te fundit drejt Greqise ne 48 oret e fundit kane kaluar mbi 1000 shqiptare te cilet kane vendosur per te braktisur familjet e tyre ne prag festash dhe per t’u punesuar sezonalisht ne shtetin fqinj.
Ata paraqisin dokumentacionin e  kontrates se punes tek autoritetet greke te Kakavijes. Te pyetur nga Jugulajm.net emigrantet e ardhur pohojne se kane zgjedhur te kalojne festat ne vendin e tyre.
Ne Piken Kufitare te Kakavijes eshte i stacionuar nje mjek nga NJVKSH Gjirokaster i cili merr te dhenat  se nga cilat vende vijne keta emigrate si dhe kryejne matjen e temperatures. Emigrantet te cilet vijne nga vende si Anglia, Danimarka etj ku Covid-19 ka pesuar mutacion, keshillohen qe te karantinohen 14 dite ne destinacionin perfundimtar te tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu