Jane me dhjetera shtetas shqiptare qe jane gjendur perballe nje situate teper te jashtezakonshme ne Kakavije. Pasi u eshte dhene pelqimi nga autoritetet shqiptare per te hyre ne territorin e Republikes se Shqiperise, ata jane perballur me mungesen e transportit per te mberritur ne destinacionet perkatese.

Mjaft prej tyre Policia Greke ne Kakavije, nuk i ka lejuar te hynin me mjetet e tyre ne Shqiperi cka i ka gjetur te papergatitur. Ne keto rrethana, ata kane kerkuar ndihmen e autoriteteve vendore te Bashkise se Dropullit te sigurojne transportin e tyre ne drejtim te qyteteve nga vijne. Mirepo Bashkia e Dropullit ku ka edhe nen administrim Piken Kufitare te Kakavijes, deri me sot ka qendruar krejtesisht indiferente perballe kesaj situate deri sa ka nderhyre me mjetet e veta Drejtoria Vendore e Policise Kufitare dhe Pika Kufitare e Kakavijes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu